Dy vajza u mposhtën, kur ato u përpoqën të hanin specin më të djegës në botë.
Sabrina Stewart dhe Lizzy Wurst, nga New Jersey në Shtetet e Bashkuara, u përpoqën që të konsumojnë një spec të tërë, por ja që nuk e kanë arritur këtë gjë, transmeton Klan Kosova.
Speci renditet si më i djegësi në botë.
Speci i rritur në Rock Hill, Carolina e Jugut, është më shumë se shtatë mijë herë më djegës se ai mesatar.
Vajzat kanë filmuar veten, por pas vetëm një kafshimi të vogël, ata u habitën nga efekti pothuajse menjëherë.
Vajzat filluan të qanin dhe bërtisnin, pasi nxehtësia e specit mori shpërblimin e vet.
Për më tepër shikojeni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=WMMLFSj6Yk4
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.