As Kushtetuesja e as takimet konsultative s’po kryejnë punë. Deputetët nuk u bindën të zgjidhin ngërçin politik i cili ka mbetur tek themelimi i Komisionit për Votim të Fshehtë, ku do të propozohet Albulena Haxhiu për kryetare Kuvendi.
Për të pasur një grup të tillë punues, sipas PDK-së duhet të ketë një proces si ai i mocionit procedural.
Ndërpritja e pazakonshme e seancës, LDK-ja fajëson kryesuesin Avni Deharin dhe shefin e tij. Madje AAK-ja, për situatën e krijuar, nuk pranon më të takohet me Kurtin.
Sipas Nisma Socialdemokrate, Kosova meriton trajtim dinjitoz gjë që nuk e ka.
Të gjitha këto akuza për partinë e ekzekutivit në detyrë, i hedh poshtë Hekuran Murati i Vetëvendosjes.
Afati 30 ditorë nga Kushtetuesja për konstituim të Kuvendit i kanë mbetur veç edhe 27.
Për më tepër, ndiqni kronikën:
https://www.youtube.com/watch?v=VRJYIhC9sFQ
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.