Vendimi i ri i Gjykatës Themelore në Ferizaj që në rigjykim të lë përjetësisht në burg Dardan Krivaqën, e 15 vjet shokun e tij Arbër Sejdiun, për vrasjen e Marigona Osmanit, u vërtetua përfundimisht edhe në Gjykatën e Apelit.
Edhe kjo gjykatë e shkallës së dytë bazuar në provat e ofruara u pajtua që 18 vjeçarja u vra në mënyrë barbare e me planifikim, natën e 21 gushtit të 2021, kur Krivaqa e goditi të ndjerën me shkop e mjete të tjera të forta.
Derisa Sejdiu e ndihmoi në krejt këtë e edhe për ta lënë trupin e të ndjerës në derë të Emergjencës.
Por, vendimi i Themelores e Apelit do të përfundojë tash në Gjykatën Supreme.
Familja Osmani do burg të përjetshëm edhe për Sejdiun. Verdikti që qe i pritshëm por jo krejt i kënaqshëm për familjen e Marigonës, po vlerësohet se u përmirësua në rigjykim.
Por pikërisht për këtë, avokatja e Arbër Sejdiut deklaroi që do t'i drejtohet Supremes.
Arsyetimin e Apelit me shkrim, palët nuk e kanë pranuar ende. Kurdo që ia të jetë gati, bazën do ta ketë te procesi dymujor i rigjykimit, ku për herë të parë Dardan Krivaqa kishte deklaruar që Marigonën e vrau pa dashje. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=bC7CU5JfkXA&t=6s
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.