Shkencëtarët indianë janë duke hetuar nëse një njeri u vra nga një meteorit, transmeton Klan Kosova.
Nëse kjo konfirmohet atëherë mund të konsiderohet rasti i parë i dokumentuar në histori.
Një shofer autobusi ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pas goditjes së një meteoriti.
Ngjarja e rrallë ka ndodhur pranë një kampusi universitar në jug të Indisë, në qytetin Vellore.
Shpërthimi i fuqishëm shkaktoi një gropë të thellë 80 centimetra, pranë së cilës u gjetën pjesë të mbetura të trupit qiellor. Në vitin 2013 një meteorit ra pranë një liqeni në rajonin Çelabinsk të Rusisë, por nuk pati viktima.
I ndjeri nga India ka qenë vërtet i pafat, pasi sipas astronomëve, probabiliteti për t’u goditur nga një meteoriti është 1 në 700 mijë persona.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.