Lajmet e fundit

Beshiktashi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Rizesporit, me rezultat 3-2, në kuadër të xhiros së 35-të në Superligën e Turqisë.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Ibrahim Olaëoyin, në minutën e 5’.
Për golin e barazimit u përkujdes Omar Colley, në minutën e 7’. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Milot Rashica e kaloi në epërsi Beshiktashin, me një gol në minutën 65’.
Rizespori u kthye në lojë duke e barazuar rezultatin me anë të Emierhan Topçus.
Kur mendohej se ndeshja po shkonte drejt fundit me këtë rezultat, në skenë doli Joe Worrall, në minutën e 97’.
Beshiktashi pas fitores kalon në vendin e katërt me 54 pikë të grumbulluara. /Klankosova.tv.