Marcus Rashford është rikthyer sot në stërvitje me Manchester United, pasi transferimi i tij te Barcelona nuk u realizua.
Klubi katalanas nuk pranoi të paguajë 30 milionë eurot e kërkuara nga Manchester United për kartonin e sulmuesit anglez.
Megjithatë, Barcelona nuk ka hequr dorë nga Rashfordi dhe vazhdon ta ketë në listën e objektivave për këtë verë, transmeton Klankosova.tv.
Sipas raportimeve, kampioni i Spanjës është i gatshëm ta transferojë 28-vjeçarin vetëm në formë huazimi, ndërsa mbetet të shihet nëse Manchester United do ta pranojë një formulë të tillë apo do të insistojë në shitjen përfundimtare të lojtarit.●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.