Lajmet e fundit

Sulmuesi Serhou Guirassy, i ka përfunduar me sukses testet mjekësore te skuadra gjermane, Borussia Dortmund.
Raportohet se Guirassy të enjten do të prezantohet te skuadra elitare e Bundesligës, transmeton Klankosova.tv
Tek "milionerët" gjermanë, futbollisti i Guinesë pritet të kalojë nga Stuttgarti.
Ai shihet si zëvendësuesi i gjermanit Niclas Fullkrug, i cili pritet të largohet nga skuadra gjermane gjatë këtij afati kalimtar.
28-vjeçari kishte paraqitje të mira me Stuttgartin në edicionin 2023/2024.
Ai shënoi 30 gola dhe bëri tri asistime në të gjitha garat. Me Stuttgartin, Guirassy ka kontratë deri në vitin 2026.