Disa nga rekomandimet e Raportit të Progresit për kosovarët, po përsëriten çdo vit. E kjo sipas Institutit Demokratik të Kosovës i bie se Raporti i Progresit i shkruar në plot 130 faqe rikonfirmoi se Kosova s’ka vullnet që të marrë parasyshë atë çfarë shkruan e thotë Komisioni Evropian. Kjo sidomos në fushën e korrupsionit.
"Këtë vit kemi pasur zyrtarë të lartë publik, ministra, deputetë, ambasadorë, që ndonëse kanë qenë të dyshuar e disa edhe të akuzuar për korrupsion kanë vijuar të mbajnë pozitat e tyre, e në disa raste edhe duke qenë në paraburgim", ka thënë, Eugen Cakolli nga KDI.
Hapa mbrapa u shënuan edhe në dhënien e informacioneve mbi dialogun Kosovë-Serbi.
"Mungesa e informacioneve krijon hapësirë për informacione jozyrtare duke rritur pasigurinë tek qytetarët", tha Violeta Haxholli nga ky institucion.
Problem goxha i theksuar po del të jetë ende shpenzimi i dyshimtë i parasë publike, teksa pak progres pati në kornizën ligjore për sinjalizuesit.
Në studimin e KDI-së mbi gjetjet e BE-së, të shtunën, u tha poashtu se deputetët që s'marrin pjesë në seanca ose që i braktisin punimet duhet të sanksionohen.
https://www.youtube.com/watch?v=vIQjNG4ko1M
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.