Lajmet e fundit

Raphael Varane ka njoftuar se do të largohet nga Manchester United në fund të sezonit kur i skadon kontrata.
"Për ju djema, tifozë të Manchester United. Kanë qenë disa vite të mahnitshme për të luajtur për këtë klub të veçantë dhe duke veshur atë fanellë," tha qendërmbrojtësi në një video në rrjetet sociale.
“Herën e parë që shkova në Old Trafford si lojtar i Man United, ishte çmenduri. Atmosfera ishte e mahnitshme. U dashurova me klubin, me tifozët. Duhet të luash për Man United për të kuptuar se çfarë përfaqëson”, shtoi ai.
"Për fëmijët e mi, është shtëpia këtu. Do të jetë një vend i veçantë për mua. Kur fansat shkojnë në Wembley, është diçka që ata e mbajnë mend gjatë gjithë jetës. Të ndaja atë moment me ta gjithashtu ishte absolutisht e mahnitshme", tha tutje Varane, raporton Sportsmole.co, transmeton Klankosova.tv.