Lajmet e fundit

Klubi i futbollit Ramiz Sadiku, ka humbur me rezultat 2:0 si mysafire kundër Vushtrrisë. në ligën e parë të futbollit kosovar.
Por, skuadra nga kryeqyteti nuk po e pranon rezultatin.
Skuadra e drejtuar nga Granit Dervisholli, ka bërë ankesë në FFK, pasi që trajneri i Vushtrrisë Armend Dallku, nuk ka pasur të drejtë ta drejtë skuadrën pasi që ishte i suspenduar.
Kështu thanë për Klankosova.tv zyrtarë nga klubi "verdhezi".
"Ai ka qenë me katër kartonë të verdhë. Ne e kemi bërë ankesën, te shohim se çfarë vendimi do të del nga komisioni", deklaruan nga klubi për Klankosova.tv
Ramiz Sadiku ka bërë kërkesë që ta fitojë ndeshjen në tavolinë me rezultat zyrtar.
Nga klubi i Vushtrrisë deri në momentin e publikimit të lajmit nuk janë përgjigjur.