Lajmet e fundit

Klubi futbollistik Ramiz Sadiku, ka drejtuar ankesë në Federatën e Futbollit të Kosovës.
Sipas kësaj skuadre, trajneri Armend Dallku nuk ka pasur të drejtë ta udhëheq Vushtrrinë, për shkak se ka qenë i suspenduar me katër kartonë të verdhë.
Por, Dallku e mohon kategorikisht këtë pretendim.
Ai për Klankosova.tv tha se kjo nuk është e vërtetë.
"Nuk qëndron kjo. Ata janë bazuar në disa dokumente që iu shkojnë klubeve e aty ka ndodhur një gabim. Derisa gjithçka është në rregull sa i përket protokollit të ndeshjes. Le të mbetet në ndërgjegjen e tyre", tha ai për Klankosova.tv
"Jo, jo nuk i kam katër kartonë të verdhë", theksoi ai.
"Mua më vjen keq që kemi të bëjmë me këso situate, në një kohë goxha të rëndë me të cilën po përballemi si klub ", theksoi trajneri i Vushtrrisë.
Klubi nga kryeqyteti në ankesën e dërguar në federatë e ka kontestuar fitoren 2:0 të Vushtrrisë.
"Ramiz Sadiku" po kërkon anulimin e kësaj fitoreje dhe marrjen e pikëve në tavolinë.
Lidhur me rastin janë deklaruar më herët edhe nga klubi "verdhezi"/ Klankosova.tv
https://klankosova.tv/ramiz-sadiku-ankohet-ne-ffk-kerkon-fitore-ne-tavoline-ndaj-vushtrrise/