Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është vizituar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama në Hagë.
Kur ky i fundit e përfundoi takimin me të, tha se “Komandanti” siç e quajti ai, ishte në formë, i qetë dhe i buzëqeshur, raporton Klan Kosova.
Shefi i qeverisë shqiptare iu bëri thirrje vendeve demokratike që financojnë Specialen të reflektojnë pasi siç thotë ai, ish-krerët e UÇK-së thjesht e shpëtuan Kosovën nga gjenocidi serb.
E për këto fjalë, por edhe për vizitën që ia bëri babait të tij, Edi Ramën e falënderoi djali i Hashim Thaçit, Endriti, i cili tha se kjo është një dëshmi që bashkë jemi më mirë. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=k_7P1Sb0jmg
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.