Ka një javë që terapia për pacientët me Hepatit B po mungon në Klinikën Infektive.
E, janë 680 pacientë që trajtohen me tabletën “Tenofovir” që tanimë nuk është e disponushme për ta, raporton Klan Kosova.
Ndërprerja e terapisë, sipas infektologut Arben Vishaj, mund të sjellë përkeqësime.
Nga kjo klinikë bëjnë me dije se kjo është hera e parë që brenda 5 viteve të fundit shënohet kjo mungesë e terapisë për Hepatit B.
Tableta “Tenofovir” në tregun privat kushton nga 50-80 euro.
Mirëpo sipas përgjigjes së ShSKUK-së, nuk duket që furnizimi do të jetë i shpejtë me këtë bari jetik, meqë sipas tyre për produktin në fjalë nuk ka pasuar asnjë ofertues të interesuar, dhe tani e njëjta procedurë është ri-iniciuar. /Klankosova.tv
https://youtu.be/X3DDTDW53oE
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.