Me 30 qershor të këtij viti, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare e mbylli njësinë e mjekësisë së punës, kjo pas pensionimit të specialistit të fundit të këtij profili më 2023.
Koncepti i mjekësisë familjare nuk e përfshin më këtë shërbim, derisa kjo tanimë ka kaluar në kompetencat e mjekësisë familjare, raporton Klan Kosova.
Për dallim nga e kaluara, ku mjekësia e punës funksiononte vetëm në QKMF, të punësuarit tani e tutje shenjat e tyre dhe raportet e pushimeve mjekësore mund t'i marrin tek mjeku i lagjes, pra në çdo lagje ku ka mjekë.
Në fakt, mjekësia e punës hyn në nivelin terciar dhe jo primar. E tillë është Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës në Gjakovë, teksa edhe numri i specializantëve në këtë lëmi është i ulët.
https://www.youtube.com/watch?v=g25rlwomz-I
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.