Kina njihet si shtet me një disiplinë të fortë në të gjitha sferat e jetës , por kinezët kanë arritur që këtë atribut ta aplikojnë edhe te qentë.
Qentë e policisë në Kinë tregojnë një disiplinë impresive, ku janë të vendosur në rend njëri pas tjetrit me nga një enë në gojë dhe presin rendin e tyre për ta marrë ushqimin e tyre.
Në këtë foto shihet sesi qentë nuk shtyhen se cili do jetë i pari në rend,raporton Metro,transmeton Klan Kosova.
●●●
AFSHKRIMI NGA
Arbër Fetahu
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.