Ka tre ditë që një qen është shtrirë pranë veturës së shpëtimtares të tij e cila ka ndërruar jetë në Kavadar, kështu publikuan sot nga Shoqata “Shepi 2021” nga Kavadari.
“Se qeni është miku më besnik i njeriut, dëshmojnë shumë shembuj! Ky është Simba nga Kavadari, i cili për të tretën ditë qëndron i shtrirë pranë makinës së shpëtimtares së tij Biljana Galabova, duke pritur që të vijë… Të të këputet zemra!”, theksuan nga shoqata.
Fotografia është realizuar nga aktivistja për mbrojtjen e kafshëve, Biljana Mirkova. Në një prononcim për MIA-n, ajo ka theksuar se Galabova, përndryshe punëtore e muzeut, e cila ka ndërruar jetë këto ditë, ka qenë adhuruese e madhe e kafshëve dhe falë saj janë shpëtuar shumë kafshë të pastreha./zhurnal.mk
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.