Kur një nënë në Utah përpiqej ta mësonte djalin e saj të thoshte “mama” në shkëmbim të ushqimit, duket se dikush tjetër ishte më i shpejtë.
Qeni Patch që ishte afër djaloshit të vogël e thotë para tij.
Nëna e fëmijës mundohet shumë që t'a bëjë djalin të flasë duke e lutur edhe trajtuar djalin me shumë dashuri por Patch e thotë i pari ndërsa fëmiu e godet, ndoshta se e mori vëmendjen e tij.
Ndryshe familja që e ka në pronësi qenin kanë postuar më vonë një video tjetër ku shihet se ata e kanë shpërblyer qenin për këtë veprim duke treguar se ata janë të vetëdijshëm për aftësitë e tij të jashtëzakonshme, transmeton Klan Kosova.
Madje ata kanë thënë se pasi gjyshja e vogëlushit kishte pësur një lëndim në tru pas një aksidenti me veturë, qeni Patch e ka ndihmuar atë të rikuperohet.
https://www.youtube.com/watch?t=13&v=I_zW6APE1qQ
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.