Qentë që flasin anglisht tashmë nuk është kuriozitet.
Gjëja e re më e “nxehtë” është: Qentë që “flasin” si macet.
Nëse mendoni se kjo gjë nuk është e mundur, kjo video, në të cilën shihet qartësisht një grua duke e mësuar qenin e saj të mjaullijë, do ta ndryshojë mendimin tuaj, transmeton Klan Kosova.
Natyrisht, ky qen ende nuk e ka theksin perfekt të një maceje – por jemi të sigurt që me kohë do ta arrijë. Ky qenush do të jetë në gjendje që të zhvillojë bisedë me macet shumë shpejt.
Tani me të vërtetë që ju nuk keni justifikim për të mos mësuar një gjuhë të dytë.
https://www.youtube.com/watch?v=ivtE-dwbiAo
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.