23.06.2015 · përditësuar para 4035 dite1 min lexim
Glenn dhe Buzz janë dy qen në Britaninë e Madhe të cilët më së miri tregojnë se edhe miqësia mes kafshëve ekziston.
Glenn është një qen që është i verbër ndërsa Buzz, shoku i tij e shoqëron atë gjithmonë.
Ata të dy u gjetën në një tunel detor në Anglinë veriore dhe që atëherë nuk u ndanë më ndërsa aktualisht qëndrojnë në një shtëpi strehuese në Coxhoe të Durham.
Buzz i ndihmon shokut të tij të verbër që të shëtisë, të hajë ushqim, të gjejë shtratin e tij dhe për çdo gjë tjetër, transmeton Klan Kosova.
Stafi i shtëpisë ku ata aktualisht qëndrojnë thonë se nuk kanë informata për të kaluarën e tyre por besojnë se janë 9 ose 10 vjeçar.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.