Trafiku në një autostradë të Nju Jorkut u zvarrit përkohësisht kur një qen chihuahua u arratis nga oborri i pronarit të tij dhe vrapoi përgjatë rrugës.
Tammy Richardson tha se qeni i saj, Bean, u zhyt nën një gardh kur u tremb nga një qen tjetër dhe u nis me vrap, duke përfunduar në autostradën e Staten Island.
Rreth 20 makina në autostradë ngadalësuan shpejtësinë për ta bërë rrugën e sigurt për Bean.
"Unë u hodha jashtë dhe e ndoqa, nuk e prisja që ai qen mund të ishte kaq i shpejtë", tha për WABC-TV Ella Wolskawoja, një nga shumë njerëz që doli për të ndjekur qenin.
Kaitlyn McGinley tërhoqi makinën e saj kur pa Wolskawojan.
“Pse po vrapon kjo grua në autostradë?”, tha ajo. "Qeni vrapoi nën makinën time dhe u fsheh nën gomë. Dikush më dha një çantë kështu që e mora atë dhe e futa në makinë".
Bean më vonë u ribashkua me Richardson.
https://www.youtube.com/watch?v=aTio_3txwwE&t=3s
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.