Pak orë pasi i shkoi letra ku kërkohej sugjerimi i saj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u përgjigj.
I tregoi qartë kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Deharit, se çfarë duhet të veproj për të përmbushur detyrën e tij kushtetuese.
"Rrjedhimisht, gjithashtu ju rikujtoj se fryma e Kushtetutës, praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, ju obligon që seancën konstituive ta vazhdoni jo më vonë se brenda dyzet e tetë (48) orëve nga ndërprerja e saj", thuhet në letrën e Osmanit.
Në përgjigjen e saj, shefja e shtetit i morë disa shembuj nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe nga vet Kushtetuta që kërkohet funksionimi i pushtetit të nga votat e qytetarëve e jo të bllokohet.
Presidentja Osmani i tregoi Deharit se është e gatshme të takohet me të dhe liderët e subjekteve politike.
Kryesuesi Dehari i kishte shkruar letër presidentes Osmani duke kërkuar sugjerimin e saj si të veprohet pasi të hënën seanca u ndërpre për shkak të mos kalimit të raportit të komisionit për verifikimin e mandateve.
Opozita nuk e votoi këtë dokument meqë kërkonin dorëheqjet e kabinetit qeveritar para se të betoheshin si deputet. Këtë kërkesë të tyre e bazonin në ligjin për qeverinë të vitit 2022 dhe Kushtetutën e Kosovës. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=M6FLSWkPFEA
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.