Prodhuesi i njohur i veturave AUDI, i ka bërë publike pamjet e para të modelit të ri të serisë Q7.
Gjigandi automobilistik gjerman njoftoi se ky model do të prezantohet tek në vitin 2025.
Për fansat e Audisë, Q7-shi do të ketë disa veçori.
Kjo seri do të vijë në një variant më të madh me drita LED dhe HD Matrix.
Kompania gjermane njoftoi se dritat e reja të tij ofrojnë një vizion të zgjeruar i cili aktizivohet me rrezet e gjata, dhe përfshin një diapazon më të gjerë.
Modeli i ri do të ofrohet në tre ngjyra të reja, Ascari Blue, Sakhir Gold, Chili Red, dhe përfshin një sistem info-argëtues me anë të së cilit mund të përdoren aplikacione si Spotify.
Karakteristikat e reja përfshijnë ekrane paralajmëruese, të tilla si ndryshimi i korsive dhe paralajmërimet për distancën.
Me fuqinë e një motori V6 me djegie gazi, dhe një tjetër 4.0 litërsh me 500 kuaj fuqi, Q7 arrin 96 km/h në vetëm 4.1 sekonda.
Prodhuesi gjerman nuk ka pranuar të ndajë detaje mbi ndryshimet tjera mekanike, çmimet, dhe afatin kur do të prezantohet kjo veturë.
[caption id="attachment_2236375" align="alignnone" width="661"]

Seria e re Audi Q7, 2025 - Interior[/caption]
[caption id="attachment_2236376" align="alignnone" width="713"]

Audi Q7, seria e re 2025[/caption]
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.