E dinit se të puthësh, përveçse është një gjest i këndshëm, i bën mirë shëndetit?
Më poshtë gjeni dhjetë përfitimet e puthjes, që ndoshta nuk i njihnit.
PUTHJA TË BËN TË HUMBASËSH PESHË
Jo, nuk po ëndërroni: të puthësh të ndihmon të humbasësh peshë. Një puthje e cila zgjat një minutë ju ndihmon të digjni afërsisht 10 kalori.
PUTHJA SHËRON DHIMBJEN E KOKËS DHE DHIMBJET MENSTRUALE
Falë efektit analgjetik, puthja është në gjendje të kryejë një veprim qetësues mbi dhimbjen e kokës dhe menstruacioneve.
PUTHJA RRIT VETËVLERËSIMIN
Puthja ndihmon në rritjen e nivelit të vetëvlerësimit, gjë e cila nuk duhet nënvlerësuar pasi ndihmon në të gjitha aspektet e jetës.
PUTHJA NDIHMON NË PARANDALIMIN E KARIESIT
Kalimi i pështymës rritet ndjeshëm gjatë puthjes dhe ndihmon në eliminimin progresiv të pllakave në dhëmbë, e cila është një ndër shkaqet kryesore të fillimit të kariesit.
PUTHJA ËSHTË NJË ANTI-RRUDHË E PËRKRYER
A e dinit se gjatë puthjes aktivizohen 29 muskuj të ndryshëm të fytyrës? Kjo është arsyeja pse puthja konsiderohet një anti-rrudhë natyrale, e cila ju ndihmon të ndiheni të rinj, tonifikon lëkurën e fytyrës dhe vepron si një krem anti-rrudhë ekonomik.
BËN MIRË PËR ZEMRËN
Puthja ndihmon në sistemin kardiovaskular. Kur putheni zemra fillon aktivitetin duke pompuar më shumë gjak, kjo është një gjimnastikë e mirë për muskujt tanë, duke na mbajtur të rinj dhe në formë.
REDUKTON STRESIN
Puthja stimulon prodhimin e dopaminës, hormoni i lumturisë si dhe serotonin dhe oksitocinën, të cilat stimulojnë kënaqësinë dhe të ulin në të njëjtën kohë nivelin e kortizolit, hormonin e stresit.
PËRMIRËSON GJUMIN
Duke qenë një anti-stres natyral, puthja ka një impakt pozitiv edhe gjatë gjumit. Kështu, puthjet e gjata dhe intensive do të jenë të barabarta me orë të pafundme në krahët të Morfeos.
E PUTHURA RRIT MBROJTJEN E IMUNITETI
Shkëmbimi i pështymës që ndodh normalisht gjatë puthjeve është benefit shumë i mirë për sistemin tonë imunitar: pështyma përmban baktere, në kundërshtim me çfarë keni menduar, kanë aktivizuar sistemin mbrojtës duke e forcuar atë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.