Njerëzit që punojnë në Facebook, janë shumë të lumtur, tregojnë të dhënat e reja. 96% e punonjësve në gjigandin social Facebook, kanë raportuar të kenë satisfaksion të madh me punën, sipas një studimi që është bërë në 18 kompani teknologjike nga ueb-faqja Payscale.
Studimi që është lansuar të mërkurën, thotë se Facebook ka shënuar satisfaksionin më të madh krahasuar me kompanitë e tjera si Google, Apple e Amazon.
Punonjësit e Facebook po ashtu kanë raportuar të kenë nivelin më të lutë të stresit krahasuar me kompanitë e tjera.
Të dhënat që janë grumbulluar, kanë ndjekur një metodologji të veçantë të përbërë nga 25 pyetje që kishin të bënin me punën e kompaninë.
Po ashtu është treguar se ata që punojnë në Facebook, marrin drekën falas. Po ashtu mund të pinë edhe birra e të luajnë lojëra gjatë kohës së pushimit në kampusin e tyre,
Facebook po ashtu ofron edhe disa gjëra që ju ndihmojnë njerëzve të reduktojnë stresin. Edhe burrat edhe gratë marrin pushim kur bëhen prindër. Sigurimin shëndetësor e paguan vetë Facebook kur punonjësit janë të pamartuar.

●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.