Lajmet e fundit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se punimet në stadiumin e Malishevës janë drejt përfundimit.
Çeku, me anë një postimi në llogarinë e tij në Facebook, thekson se do të vazhdojnë të investojnë për përmirësimin e infrastrukturës sportive në gjithë vendin, njofton Klankosova.tv.
“Punimet në stadiumin e Malishevës drejt përfundimit”.
“Vazhdojmë pa u ndalur të investojmë për zhvillimin e infrastrukturës sportive në gjithë vendin. Po krijojmë kushte më të mira për sportistët dhe sportdashësit”.
Përndryshe, Çeku së fundmi njoftoi që Suhareka dhe Suhareka do të bëhen me stadiume të reja.
Krejt ky investim është duke u bërë meqë Kosova fitoi të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare që do të mbahen në vitin 2030. /Klankosova.tv.