Shtatëdhjetë vjet më parë, një fermer i kishte prerë kokën një pule në Kolorado, por diçka e jashtëzakonshme ndodhi.
Pula që kishte emrin, Mike, u bë i njohur sepse jetoi pa kokë për 18 muaj.
Më 10 shtator të vitit 1945, Lloyd Olsen dhe gruaja e tij Clara po ia hiqnin kokat pulave të tyre në fermën Fruita në Kolorado, transmeton Klan Kosova.
Por njëra prej 40 apo 50 pulave që kishin në femrën e tyre, nuk ishte si gjithë të tjerat.
“Ata ia pren kokën të gjithave, por njëra prej pulave po qëndronte ende gjallë, dhe po ecte përreth”, shprehet stërnipi i çifit, Troy Waters.
Më vonë çifti e mbyllën pulën në një kuti të vjetër në verandë për gjithë natën, por kur zotëri Olsen u zgjua në mëngjës u befasua tej mase prej asaj që pa.
“Pula ishte ende gjallë”, shprehet Waters.
Madje pasarëdhësit e kësaj familje këtë histori e tregojnë gjithmonë kur bashkohen, dhe shprehen që kjo është historia më e çuditshme e familjes.
Në atë kohë kjo historia e pulës bëri xhiro në tërë vendin
Njerëzit shkruanin letra dhe poezi për këtë pulë dhe vullnetin e saj për të jetuar, por jo të gjitha letrat ishin pozitive.
Madje në njërën prej letrave një njeri e krahason familjen Olsens me nazistët.
Për pulën Mike, është ngritur një statujë në fermën Fruita.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.