Lajmet e fundit

Vëmendje e veçantë i është kushtuar tapetit të fushës, një prej elementeve më të rëndësishme për standardet që kërkon UEFA për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Në fokus të punimeve mbetet përmirësimi i sistemit të ujitjes, si dhe optimizimi i të gjithë sipërfaqes së fushës, me synimin që terreni të jetë në gjendje perfekte për zhvillimin e ndeshjeve të Europianit U21. Stadiumi pritet të jetë një nga arenat kryesore të turneut, ndërsa punimet aktuale konsiderohen një hap i rëndësishëm në rrugën drejt organizimit sa më të suksesshëm të Kampionatit Europian U21 në vitin 2027.