Lajmet e fundit

Paris Saint-Germaini është kualifikuar në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Barcelonën me rezultat 6-4, nga dy ndeshjet.
PSG-ja të martën në mbrëmje fitoi me rezultat 4-1, në sfidën e dytë.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Raphinha, në minutën e 12’. Ndërsa nga minuta e 29’, Barça mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit me karton të kuq të Ronald Araujos.
PSG-ja u kthye në lojë duke e barazuar rezultatin me anë të Ousmane Dembeles. Me këtë rezultat u krye pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Vitinha, e shënoi golin e epërsisë në minutëne 54’, pas një asistimi nga Achraf Hakimi.
Për golin e tretë u kujdes Kylian Mbappe nga penaltia, në minutën e 61’. Edhe golin e fundit dhe të katërtin e realizoi Mbappe.