Lajmet e fundit

Paris Saint-Germaini me fitoren e sontme ndaj Le Havre mund të shpallet kampion i Francës, katër xhiro pa përfunduar sezoni i rregullt
Kjo sfidë e cila do të zhvillohet në stadiumin “Parc des Princes”, duke filluar nga ora 21:00, do të ketë shumë vlerë për parisienët.
Parisi renditet në vendin e parë në Ligue 1 me 69 pikë të grumbulluara nga 30 xhiro, me përcjellësin e vendit të dytë që është Monaco me 58 sosh.
Për parisienët ky do të jetë titulli i 12-të në histori të klubit.
PSG-ja është gjithashtu në garë për trofeun e Kupës së Francës, ku do të ballafaqohet me Lyonin në finale.
Ndërsa në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të ketë punë me Borussia Dortmundin për një vend në finale, ku kundërshtar potencial mund të jetë Real Madridi apo Bayern Munchen.