Lajmet e fundit

Paris Saint-Germaini ka barazuar 1-1 me Clermont Foot, në kuadër të xhiros së 28-të në Ligue 1.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Habib Keita, në minutën e 32’.
Parisienët e barazuan rezultatin në fund të pjesës së parë me anë të Synny Mayulus, por u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
PSG-ja e gjeti golin e barazimit vetem pasi Kylian Mbappe u fut në lojë në pjesën e dytë.
Ai asistoi për Goncalo Ramosin, në minutën e 85’, duke e ndihmuar PSG-në që të mos del e humbur nga kjo sfidë.
Parisi pas barazimit mbetet në vendin e parë me 63 pikë të grumbulluara, pas 28 xhirove.