Kryetari Përparim Rama me 22 shkurt të vitit 2024 kishte premtuar se në javën e fundit të po këtij muaji do të dal tenderi për sheshin "Xhorxh Bush".
Megjithëkëtë nuk i dolën të sakta fjalët dhe as nuk ju përmbajt afateve.
Lëre që nuk ndodhi në shkurt, por nuk ndodhi as në mars.
Derisa edhe zyrtarë të kabinetit Rama pohojnë vonesën mirëpo shprehën optimist se brenda 30 ditëve të ardhshme do të tenderohet ky projekt.
Përkundër kësaj, monitoruesit e komunës thonë se është shqetësuese vonesa për inicimin e procedurave kur bëhet fjalë për projekte madhore si ky i sheshit të ri.
Ngase siç deklarojnë nga INPO, procedurat e prokurimit marrin shumë kohë.
Qytetarët thonë se kjo hapësirë duhej të trajtohej më dinjitetshëm nga lidershipi komunal, të paktën për shkak të emrit që mban.
Për këtë projekt fillimisht janë ndarë vetëm 500 mijë euro. Kostoja totale nuk dihet ende.
https://www.youtube.com/watch?v=NL32juu2DUg
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.