Gjatë shekullit të 19-të, aktiviteti i “ecjes mbrapsht” ishte një hob i çuditshëm, por sot hulumtimet po zbulojnë se mund të ketë përfitime reale për shëndetin dhe trurin e njeriut.
Sipas hulumtimit, ecja mbrapsht mund të ketë përfitime befasuese si për shëndetin tuaj fizik ashtu edhe për trurin tuaj.
“Në ecjen prapa, ka një gamë të reduktuar të lëvizjes në gju që mund të sjellë përfitime për individët që duan të rehabilitohen nga operacioni i gjurit”, deklaron Dufek Mosleyt.
Një studim i fundit zbuloi se diapazoni i lëvizjes në nyjet e ijeve dhe të gjurit zvogëlohet shumë gjatë ecjes mbrapa. Ndërsa ecja përpara fillon me kontaktin me thembër, ecja mbrapa fillon me kontaktin me gishtin e këmbës dhe thembra ndonjëherë nuk ulet kurrë në tokë. Si rezultat, ndihet më pak ndikim në nyjen e gjurit dhe përdoren më shumë muskuj të ndryshëm në krahasim me ecjen normale.
Personat që janë praktikuar të ecin prapa kanë një kohë më të shpejtë të reagimit, ndoshta sepse truri i tyre tashmë ishte mësuar të kryente një detyrë të papërshtatshme
Ndërkohë nyja e kyçit të këmbës merr më shumë goditje gjatë ecjes mbrapa. Muskujt e aktivizuar në lëvizjen e përkuljes shputore luajnë një rol më të madh në ecjen prapa për të ngadalësuar kyçin e këmbës dhe për të thithur goditjen.
Por ka edhe një element rreziku kur bëhet fjalë për ecjen re. Duhet pasur kujdes për të shmangur pengesat e padukshme dhe ka raste kur ecja mbrapa gjatë fizioterapisë ka rezultuar me rënie dhe lëndime të rënda.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.