Kërthiza juaj është mirë që gjithmonë të “mbyllet” me duar ose të mundoheni ta izoloni në mënyrë që të mos tërhiqni energjinë e tjetrit.
Kështu këshillon Yasmin Alotu nga Turqia, e cila si e ftuar në emisionin Ora e Pasdites në Klan Kosova thotë se duart para kërthizës i ka mbajtur vazhdimisht edhe mbretëresha Elizabeth, e po ashtu të njëjtën gjë shpesh e bëjnë edhe Bill Gates e Elon Musk, sepse siç thotë, ata e kanë këtë njohuri dhe nuk duan ta marrin energjinë e tjetrit.
“Kur jemi përballë me një person tjetër, rekomandoj që t’i bëni një mbyllje me duar kërthizës, mund të rrimë edhe me një tavolinë në mes ose të ulemi këmba mbi këmbë. Kjo pra e mban energjinë për vete dhe nuk e transmetojmë energjinë tek njëra-tjera, e mbyllim për vete energjinë tonë”, deklaroi Alotu.
https://www.youtube.com/watch?v=ueJzKrc2enA
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.