Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili po mbahet në Hagë ka mbyllur të gjitha provat për të cilat pati afat t’i dorëzojë deri të mërkurën mbrëma.
Veç afro 100 dokumenteve nga raportet dhe korrespodenca ndërkombëtare, ekipi po insiston të pranohen fakte rreth gjenocidit serb, që më parë u refuzuan kur Jakup Krasniqi i kërkoi.
Gjithë rasti ka mbetur peng i një përgjigje të Trupit Gjykues për Bislim Zyrapin.
Ndërkaq, avokat i Hashim Thaçit, Luka Misetiq zbulon qëllimin e Prokurorisë për ta diskredituar dëshminë e vetë dëshmitarit të tyre kur ta lexojë fjalën përfundimtare në shkurt 2026, teksa vetë Kimberly West insiston që pesë deklaratat të pranohen vetëm për qëllime krahasimi, e assesi për vërtetim kredibiliteti.
“Për shkak të dështimit të ZPS-së për ta paraqitur çështjen e saj gjatë dëshmisë së Zyrapit, Mbrojtja ka nevojë për ato pesë deklarata në prova që të jetë e aftë ta sfidojë ZPS-në për kredibilitetin e Zyrapit në fjalët përfundimtare dhe të dëshmojë nëse ai ka qenë konsistent gjatë të kaluarës”, ka thënë ai.
https://www.youtube.com/watch?v=G-aGJ_orXVU
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.