Vetëm brohoritjet nuk po bënin punë.
Meqë ato s’mjaftuan, kundërshtimet i lanë edhe të shkruara para institucionit që ia drejtuan ato, raporton Klan Kosova.
Protestues që i thirri Lëvizja ‘Opre Roma Kosova’, ngritën zërin kundër siç thanë, dhunës që u ushtrua në stacionin e Policisë në Graçanicë, ndaj Burhan Ibrahimoviqit.
Ai pretendon se më 18 gusht u rrah nga të paktën katër pjesëtarë të forcave të rendit, kur u ankua për një gjobë, e cila, siç thotë, iu shqiptua pas një konflikti verbal që e pati me një grua, njofton Klan Kosova.
Dikush beson se dhuna nga tij ndodhi veç për shkak se Ibrahimoviqi i përket komunitetit rom.
Organizatorët thonë që ka edhe më shumë kësi raste dhe zotohen se ato nuk do të tolerohen më. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=LvBEKuiHuTs
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.