Banorët e fshatit Prugoc në Prishtinë dolën sot në rrugë për të protestuar ndaj vendimit për zhvendosjen e një rrethrrotullimi në një fshat tjetër.
Sipas tyre, ndërtimi i rrethrrotullimit në vendin aktual do t’i kursente mbi 200 familje, të cilat çdo ditë duhet të përshkojnë 8 kilometra shtesë për të hyrë dhe dalë nga fshati Prugoc.
Për më tepër, ky rrethrrotullim do të mundësonte qasje më të lehtë në magjistralen Prishtinë-Podujevë edhe për mbi 600 familje nga fshatrat përreth.
Ndiqni kronikën:
https://www.youtube.com/watch?v=Ro-hBm9AbjM
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.