Tre fëmijë të mërkurën gjetën një portofol mbi 600 euro në rrugët e Ferizajt, por nuk e mbajtën për vete.
Ato para, fëmijët i dorëzuan diku.
“E kemi marr e kemi dorëzur të axhi e ai në polici”, ka thënë nxënësja Rajana Terziu.
Kjo vepër e mirë e tyre i ra në vesh presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila i ftoi fëmijët në zyrën e saj dhe ua dha nga një medalje presidenciale.
Dekoratat i morën pas një kërkesë publike që bëri gazetari i Klan Kosovës, Enis Reçica për shefen e shtetit. Ai njohje me ta nuk pati, por këtë e bëri për shkak të gjestit.
https://www.youtube.com/watch?v=Oub4ZL1fSDg
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.