Një pazar që u bë para dy dekadash për këtë pronë, i çoi në gjykatë të hënën.
Familja Hoti që jeton ende në shtëpinë që u tregtua në rrugën 'Kurtish Hasani' në Prizren, po akuzohet se zunë parcelën të cilën nga ta e bleu mërgimtari Agim Berisha më 1997.
Ky i fundit paditi Fatimen e të birin e saj Egzonin për uzurpim, e detajet e aktakuzës i shpalosi prokurori i shtetit që tha se të njëjtit e kishin uzurpuar shtëpinë pasi e kishin shitur.
Fjalën e organit të akuzës e mbështeti mbrojtja e të dëmtuarit, i cili pati triumfuar edhe në proceset e mëparshme gjyqësore.
Të akuzuarit, para u deklaruan të pafajshem në pyetjen e gjykatësit. E pas kësaj Luan Berisha, i njoftoi të njëjtit edhe për të drejtat që u garanton ligji.
Të hënën u mbajt shqyrtimi fillestar për këtë rast ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 12 tetor.
https://www.youtube.com/watch?v=1U65wvAbnWw
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.