Në “Kosova Today”, u trajtua edhe tema rreth mitrës artificiale me Linda Pano dhe Ermand Mërtenika.
“Atëherë nëse e shikojmë në njëfarë ngjyre tjetër, ne e kemi parë që inteligjenca artificiale po zhvillohet vazhdimisht , po krijojnë çudira, duke filluar nga Elon Musk që krijoi çipin, që para dy vitesh e realizoi, tanimë është një kompani tjetër amerikane, që ka hedhur ide që mund të prodhohet mitra artificiale”, thotë Mërtenika.
Megjithëse, sipas tij, ky projekt është tejet i ndërlikuar, derisa shpjegon se si fetusi mund të rritet brenda një kapsule që ia mundëson të gjitha kushtet si në mitër të vërtetë, transmeton Klanksoova.tv.
Nga ana tjetër, Pano thotë se nëse një projekt i tillë realizohet, atëherë në botë gjithçka mund të ndryshojë, siç e potencon ajo, mund të krijohen vetëm një racë e njerëzve, si dhe mund të jetë vetëm një gjini në planet.
https://www.youtube.com/watch?v=Umfn0mcjDqE
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.