Katër komuna kanë përfituar nga thirrja e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për banim të përballueshëm dhe social.
Komunat përfituese janë Peja, Podujeva, Gjilani, dhe Kamenica, ku në këtë të fundit kryetari, Kadri Rahimaj bëri të ditur që e ka ndarë edhe parcelën në të cilën pritet të ndërtohen shtatëdhjetë njësi banimi, njofton Klan Kosova.
Ministri i MMPHI deklaroi që krahas këtyre komunave përfituese të hënën pritet të nënshkruhet marrëveshja edhe me Komunën e Istogut.
Kronikë e përgatitur nga gazetarja, Gremisa Latifi:
https://www.youtube.com/watch?v=th4FtYomzUw
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.