Mitrovica e Veriut me atë të Jugut, krahas urës qendrore, asaj në “Lagjen e Boshnjakëve” dhe tjetrës në Suhodoll, pritet të lidhen edhe me dy ura të tjera që pritet të ndërtohen mbi lumin që ndan këto dy komuna.
Për këtë qëllim, këto ditë u nënshkrua memorandum bashkëpunimi mes komunarëve veriorë e jugorë dhe nivelit qendror, përkatësisht me Ministrinë Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Krejt këto bashkëpunime, një qytetar thotë se janë të lidhura më zgjedhjet.
Një tjetër është i mendimit se më e udhës është hapja e asaj të Ibrit për kalim me automjete.
Mendim ndryshe ka një tjetër që këto zhvillime po i sheh shumë të duhura.
Për krejt këtë projekt, komunat nuk do ta fusin dorën në xhep pasi të gjitha punimet do të mbështetet financiarisht nga Ministria e Infrastrukturës. /Klankosova.tv
Ndiqeni të plotë kronikën në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=purhjxvbJCA
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.