Profesoresha e Fakultetit të Filologjisë, Lindita Sejdiu ka folur sot për konceptin e saj mbi vdekjen.
Pas humbjes së nënës së saj, ajo thotë se vdekjen e sheh si të rënit në gjumë, duke shtuar se e mashtron vetën që e ëma e saj ‘jeton ende diku’, transmeton Klankosova.tv.
“Unë nuk e mendoj vdekjen, për mua vdekja, kur e krahasoj me vdekjen e nënës, e kam pak problem ta perceptoj që ajo nuk është më, po e mashtroj vetën në njëfarë mënyre, jam koshiente për këtë, por po e mashtroj vetën, po i them vetës se ‘është diku nëna atje duke më dëgju, duke më shiku’, por nuk po e mendoj se ajo është diku atje nën dhe, dhe po kalbet, ose trupi i saj është ç’formësuar, nuk e mendoj atë pjesë. Vdekjen e mendoj si rënien në gjumë, nuk e mendoj për pjesën tjetër”, tha profesoresha në emisionin "Sol".
Ajo tutje thotë se e vetmja gjë që e mendon është ‘të jesh gjallë’.
https://www.youtube.com/watch?v=jSAI1l_m6vs
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.