Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës të martën do të shkojnë në seancë për të zgjedhur kreun e këtij institucioni.
Pika e parë, pas dhënies së betimit të legjislaturës së nëntë në atë seancë, është propozimi i emrit për kryetar të parlamentit.
Por nëse kjo nuk bëhet nga Vetëvendosje si parti fituese që e ka të drejtën ekskluzive, meqë nuk konsideron se i ka 61 vota, atëherë seanca ndërpritet. Por jo pafundësisht si në të kaluarën.
Kjo përsëritet çdo dy ditë, deri në votimin e kryekuvendarit çka konsiderohet e panevojshme.
Instituti Kosovar për Drejtësi apelon që partitë e deputetët të jenë parimorë.
Vetëm pas zgjedhjes së kryetarit, e nënkryetarëve përfshi edhe ata të pakicave, atëherë nisin të rrjedhin afatet për mandatarin e qeverisë.
https://www.youtube.com/watch?v=ScFgJ9_BRDQ
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.