Lajmet e fundit

Klubi futbollistik Prishtina, ka bërë të ditur largimin në huazim të dy futbollistëve.
Bëhet fjalë për Naxhi Berishën, që është transferuar në Flamurtar, njofton klubi nga kryeqyteti.
Nga ana tjetër edhe Timitope Fadahunsi, është huazuar te Rahoveci.
Ndërkaq, sulmuesi i krahut, Samuel Boimbo, nuk ka arritur të regjistrohet në klub për shkak të vonimit të dokumentacioneve.
Prishtina në postimin e bërë paralajmëron se do të ketë lëvizje të tjera edhe pse afati kalimtar është mbyllur.