Krahas anëtarësimit në Bashkim Evropian, që sipas Vjosa Osmanit do të marrë kohë edhe pas marjes së statusit të vendit kandidat, hyrjen në Aleancën Veri-Atlantike- NATO, shefja e shtetit e sheh me më urgjencë.
Këtë kryetarja e Kosovës e tha për gazetën Politico, sepse, sipas saj, Kosova në NATO nënkupton të jemi të sigurt.
Në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, thonë se kjo qasje është e duhura dhe duhet të shtyhet përpara - sidomos marrë parasysh situatën e sigurisë në rajon.
Në raport me NATO-n, Republika e Kosovës, për momentin ka statusin e anëtares së asociuar në Asamblenë Parlamentare të Aleancës.
Kurse vetë NATO-ja ka misionin e saj paqeruajtës këtu, KFOR-in, i cili është përgjegjësi i tretë për sigurinë.
Nga 31 shtete anëtare që ka NATO-ja, katërshja Spanjë, Sllovaki, Greqi e Rumani nuk e njohin Kosovën, shtet të pavarur e sovran.
https://www.youtube.com/watch?v=B6sykMbqLa0
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.