Në vitin 1951 Davy Moakers dhe Helen Andre ishin dashuruar teksa studionin në një shkollë të artit. Por, prindërit e Helen i kishin ndaluar ata që të martohen pasi nuk i pëlqente ambicia prej artisti që kishte Davy.
Të dy u ndan, dhe u martuan me njerëz të tjerë. Helen u martua tre herë e Davy dyherë, transmeton Klan Kosova.
Sipas The Sun, Helen ishte vetëm 19 vjeçare kur nëna e saj e ndaloi që të martohet me Davy.
Por tani 65 vite më pas, Helen kishte gjetur një skulpturë të djalit të Davy në fshatin ku ishin takuar për herë të parë.
Vajza e saj, më pas e kishte gjetur Davy në rrjete sociale. Ai ishte i martuar atë kohë, mirëpo gruaja e tij vdiq një vit e gjysmë më parë. Kështu që, u martua me Helen javën e kaluar.
“Nuk mund të jem më e lumtur, të gjithë ëndrrat e mija janë realizuar. E kam dashuruar Davy gjatë gjithë jetës time. Por tani ai është i imi. Po kënaqemi në çdo minutë. Po ndihem sikur një adoleshente, po më duket sikur nuk ka ndryshuar asgjë”, ka thënë Helen.
Fotografia e tyre e postuar në Instagram ka marrë më shumë se 20 mijë pëlqime.
https://www.instagram.com/p/BM4NkFBAoNj/?taken-by=thewaywemet
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.