02.06.2016 · përditësuar para 3687 dite1 min lexim
Prindërit indian të një homoseksuali i përgatitën djalit të tyre një martesë tradicionale, një ceremoni e cila u komentua shumë nga India e cila ka një qëndrim shumë të ashpër ndaj homoseksualëve, por ky veprim i ka frymëzuar shumë persona në gjithë botën.
Rishi Agarwal dhe tashmë burri i tij, Daniel Langdon, u martua në një fushë golfi në Oakville të Kanadasë me një ceremoni hindu të financuar tërësisht nga prindërit e Afarwal, trasmeton Klan Kosova.
Dy të martuarit, kanë kryer të gjithë ritualet standarde të një martese tradicionale indiane.
Vijay dhe Sushma Agarwal, prindërit e dhëndërrit kishin emigruar nga India për në Kanada në vitet 1970 dhe tregojnë që ishin shokuar kur e kishin kuptuar që djali i tyre është homoseksual, por asnjëherë nuk e kishin refuzuar atë për atë se çfarë ishte.
“Ishte një kohë shumë e vështirë për mua. Mendoja që unë asnjëherë nuk do ta kem një martesë tradicionale, ose të martohesha me njeriun që doja”, shprehet Rishi Agarwal.
Homoseksualiteti vazhdon të jetë ilegale dhe e dënueshme në India dhe kjo preferencë seksuale vazhdon të qëndrojë një temë tabu në shumicën prej familjeve tradicionale indiane.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.