Një prezantues i njohur rus, të martën teksa emisioni po shkonte live ka treguar se është HIV pozitiv.
Kështu ai është bërë personi i parë publik në Rusi që ka pranuar se është i prekur nga ky virus, transmeton Klan Kosova.
Pavel Lobkov, e bëri njoftimin e tij pikërisht në Ditën Botërore të AIDS-it.
Labkov, tregoi se këtë gjë e kishte marrë vesh pas një testimi në një klinikë private në vitin 2003, kur mjeku e kishte rrumbullakuar me stilolaps ngjyrë të kuqe në kutinë e “HIV+”. Më pas mjeku i kishte thënë se ai nuk mund të trajtohet më në atë klinik për shkak të kësaj sëmundje që ai mbarte.
“Me një shprehje të ngrirë në fytyrë doktori më tha: ‘Ju jeni braktisur nga shërbimi i sigurimit mjekësor për shkak të diagnostifikimit me HIV. Rasti juaj ka kaluar për në komitetin e shëndetësisë në Moskë dhe ju do të viheni në një listë të veçantë. Të gjitha të mirat, lamtumirë”, është shprehur gjatë transmetimit Lobkov.
Ky prezantues në vitin 2012 u shkarkua nga rrjeti NTV pasi që kishte folur kundër rizgjedhjes së Vladimir Putin.
Rusia ka një nga normat më të larta të diagnostifikimit me HIV, me 1000 raste të reja por ky numër është duke vazhduar të rritet për 10 përqind në çdo vit.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.