Lajmet e fundit

Kontrata e Leroy Sanesë me Bayern Munchenin do të skadojë në qershor të vitit të ardhshëm.
Ndërkaq, presidenti i klubit, Herbert Hainer, është shprehur i sigurt që ata duan t’ia vazhdojnë qëndrimin në “Allianz Arena”.
“Sigurisht që duam që ai të qëndrojë me ne; nuk ka dyshim”, ka thënë Haineri për Maximilian Kochin.
“Ai është një sulmues që mund ta bëjë dallimin. Me cilësitë e tij, me ritmin e tij, me aftësitë për goditje”.