Hapësirat e galerisë ”Qahili” shumë shpejtë do të pushtohen nga punimet e ekspozitës së radhës, e cila ka kohë që po përgatitet.
Ekspozitat duan angazhim sikurse të gjitha eventet tjera, por aty shtohet dhe presioni i kohës e gjithashtu puna me artistët.
Deri më sot në galerinë "Qahili" në 10 vitet e funksionimit janë realizuar mbi 50 evente, ndër to më i madhi ishte Hijet e Bardha ku morën pjesë mbi 128 artista dhe 2000 punime.
Megjithëse eventet ndryshojnë për nga audienca, artistët apo organizimi, emocioni i hapjes mbetet gjithmonë i njëjti.
https://www.youtube.com/watch?v=XJVrdvhv958
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.